INPO, e shqetësuar me injorimin e festës së pavarësisë nga Komuna e Prishtinës

PUBLIKUAR

Iniciativa për Progres INPO shpreh shqetësim rreth injorimit të festës së pavarësisë së Kosovës dhe mosgatishmërisë së Komunës së Prishtinës për të shënuar këtë datë historike për qytetarët këtij vendi.

INPO në një reagim për media shprehet se Komuna e Prishtinës për të dytën herë me radhë refuzon që të organizoj çfarëdolloj aktiviteti, qoftë edhe simbolik, për nder të festës më të rëndësishme, atë të krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Për INPO-n, arsyetimet e Komunës së Prishtinës, se festa e pavarësisë është festë shtetërore dhe i takon institucioneve qendrore që të merren me organizimet festive është e papranueshme dhe e pa sinqertë.

INPO i kujton komunës se “edhe përkushtimi i Komunës së Prishtinës karshi protestave paqësore kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe demarkacionin, të paralajmëruara nga liderët e opozitës, është jashtë kompetencave dhe funksioneve parësore që bartë Komuna sipas rregullativës ligjore për vetëqeverisjen lokale”.

“Mbajtja e një proteste apo çfarëdolloj organizimi tjetër në kryeqytet, duhet të shihet si e ndarë nga organizimet festive që do të duhej të organizoheshin nga Komuna”, thuhet në reagimin e INPO-s.

Në këtë drejtim, INPO vlerëson se në asnjë mënyrë nuk duhet shfrytëzuar gjendja e rëndë politike, ekonomike dhe sociale për të ju mohuar qytetarëve shënimin e festës së pavarësisë në mënyrë institucionale.

Ndryshe, sipas INPO-s, mos shënimi i ditës së Pavarësisë, përbën cenim të identitetit të Republikës, duke u thirrur në nenin 2 të Ligjit për Festat Zyrtare, ku thuhet se “Dita e Pavarësisë, ashtu si dhe festat e tjera, përkon me historinë, kulturën dhe traditat e popullit të Kosovës, dhe si e tillë duhet festuar”.

“Andaj, duke pas parasysh se Komuna e Prishtinës i posedon të gjitha kapacitetet, si financiare ashtu edhe logjistike, INPO e fton kryetarin e Komunës z.Shpend Ahmeti që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar qytetarëve të saj atmosferën festive për nder të 8 vjetorit të pavarësimit të vendit, duke filluar nga stolisja e qytetit me simbolet e shtetërore të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në këtë reagim.

Përfundimisht, INPO i rikujton kryetarit të Komunës, Ahmeti se komuna më të cilën qeveris ai, është kryeqendra e Republikës së Kosovës dhe kësisoj i takon që të ndërtoj një agjendë të denjë festive për nderë të kësaj feste. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...