Inkasimi i të hyrave në Lipjan rritet për 20.89%

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

20140716130652601646

Nën kryesimin e kryesueses së kuvendit komunal, Vlora Limani- Hajnuni, Kuvendi komunal i Lipjanit, të enjten ka mbajtur mbledhjen e tetë me radhë,

Pas aprovimit të rendit të ditës, për raportin e gjashtëmujor të shpenzimeve dhe të hyrave për vitin 2014, ka folur drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini. Në këtë rast ai ka dhënë raportin e dejtalizuar lidhur me shpenzimet dhe të hyrat për gjashtëmujorin e vitit 2014.
“Shpenzimi i buxhetit për gjashtëmujorin e parë, i cili financohet nga grantet qeveritare, të hyrat vetanake, të hyrat vetanake të bartura nga viti 2013, dhe donacionet e bartura, buxheti i shpenzuar për gjashtëmujorin e parë është 63.26 %“, ka thënë drejtori Hajdini.
Gjithashtu Hajdini ka theksuar se të hyrat vetanake për këtë gjashtëmujor krahasuar me vitin e kaluar (2013), duke e marrë parasysh edhe heqjen e taksave për ushtrimin e lejeve afariste, duke përjashtuar të hyrat nga gjobat, është arritur rritje në inkasimin e të hyrave 20.89%. Të hyrat nga tatimi në pronë janë rritur 61.74%, të hyrat nga qiraja janë rritur krahasuar për nga e njëjta periudhë për 115.94%, gjithashtu të hyrat nga lejet e ndërtimit 628.80%. Këtu përfshirë edhe të hyrat nga gjobat rritja është 25.26%.
Realizimi i të hyrave për këtë vit buxhetor në raport me planifikimin e realizimit të të hyrave është 57%, ka theksuar drejtori Hajdini, duke thënë se indikatorët flasin për 6 mujor që ka shtuar progres në zhvillimin e Komunës së Lipjanit.
Opozita ka dhënë vërejtjet e veta, ndërsa me shumicë votash është aprovuar edhe kjo pikë.

Propozim vendimi për rishikim të buxhetit për vitin 2014 po ashtu edhe në këtë pikë ka paraqitur drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Shkelzen Hajdini.

Duke u mbështetur në kërkesën e Ministrisë dhe Financave, e cila iu është drejtuar gjitha Komunave për rishikim të buxhetit, me ketë propozim vendim të hartuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për rishikim buxhetor për vitin 2014, janë paraqitur në mënyrë të detalizuar, mundësitë e rishpërndarjes buxhetore sipas kategorive, programeve dhe kodeve ekonomike.
Ajo që duhet të theksohet lidhur me ridestiminin e mjeteve për pjesën e dytë të këtij viti- 2014, janë paraparë që të ridestinohen 1,371,058.83 euro, totali i mjeteve që bartet në rishikim.
(Mjetet dhe pagat dhe mëditjet që barten me rishikim, 52,774,.73 euro).
Lidhur edhe me këtë pikë të rendit të ditës, opozita ka dhënë vërejtët e veta.
Ndërsa kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka thënë se vendosja e prioriteteve për investime kapitale është bë gjithëpërfshirëse, dhe do të përfshihen gjitha lokalitetet, sepse tendenca politike tashmë është ç’rrënjosur nga Komuna e Lipjanit.
Me shumicë votash është aprovuar rishikimi i buxhetit për vitin 2014.

Shqyrtimi i Raportit të Zyrës Gjenerale të Kosovës për Auditimin e Pasqyrave vjetore financiare për vitin 2013, ka folur Safer Krasniqi- zyrtar i auditimit të brendshëm të Komunës së Lipjanit.
Në këtë rast, ai ka paraqitur vërejtjet, shkeljet, rekomandimet në formë përgjithësuese që ka bërë qeverisja e kaluar.
Nga ky raport vërehet se nuk ka sektor pothuajse që nuk ka keqpërdorur paranë publike.

Gjithashtu në këtë seancë këshilltarët komunalë kanë aprovuar edhe dy pikat e tjera të rendit të ditës : Shqyrtimi i propozim Rregullores për Transportin e Udhëtarëve me Automjete Taksi dhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të tokës zona kadastrale në Magure pasuri shoqërore e KK Lipjan, për ndërtimin e Qendrës Rekreative Sportive.

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...