Iniesta zbulon se kur do të pensionohet

PUBLIKUAR

Andres Iniesta ka zbuluar se deri kur do të luajë për Barcelonën

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta u ka dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes. Ai nënshkruar kontratë të përjetshme me Barcelonën.

Mesfushori spanjoll ka thënë se do të luajë derisa trupi t’i japë sinjale se nuk është më për fushën e gjelbër.

“Unë jam ende në shtëpi dhe unë mund të vazhdoj të ëndërroj të kem gjëra të rëndësishme me këtë klub. Unë dua të falënderoj klubin, presidentin dhe bordin për besimin që kanë treguar në mua”, ka deklaruar Iniesta.

“Do të jem këtu derisa trupi im ose mendja ime të besojnë se unë mund të luajë. E vetmja gjë që më shqetëson sot është që të arrijë në fundin e këtij sezonit, të luftojë për titujt që t’i knaqim partnerët dhe tifozët tanë”, ka theksuar ai.

Iniesta është pjesë e Barcelonës që nga viti 1996. Ai me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2002, derisa deri më tani ka luajtur mbi 400 ndeshje. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...