Legjenda e Barcelonës, dhe tani lojtar i klubit japonez, Vissel Kobbe, Andres Iniesta, ka publikuar një fotografi me rastin e festës së Ditës së Tre Mbretërve (Three Kings Day), ku pastaj ka marrë komentime nga më të ndryshmet, duke e quajtur atë racist.
Si pjesë e festimit të kësaj feste në Spanjë, në foton e publikuar qartë shihen dy persona me fytyrë të ngjyrosur, të cilët vepruan kështu pasi njëri prej mbretërve tradicionalisht i takon racës së zezë, transmeton Gazeta Express.
Nuk është hera e parë që një futbollist bëhet pjesë e këtij skandali, pasi lojtari i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, u detyrua që të kërkojë falje për një incident të ngjashëm në vitin e kaluar, ndryshe nga Iniesta, francezi ishte ai që e kishte ngjyrosur fytyrën në të zezë.
Spanjolli është kritikuat në rrjetet sociale për këtë fotografi, ku ka marrë komente të ndryshme, duke u quajtur racist.
Vendimi i disa personave për ta ngjyrosur fytyrën me të zezë për nder të festave të ndryshme tradicionale, ka shkaktuar polemika dhe kundërshtime në vitet e fundit, ku një pjesë e njerëzve e konsiderojnë këtë gjë ofenduese.
Disa prej reagimeve drejtuar Iniestas: “Rcistttt”, “Keni menduar ndonjëherë se Iniesta do t’i rrënojë gjithë ato vinte brilante me një postim të vetëm?”, “Kjo është e tmerrshme”, “Të lutem fshije, dhe kërko falje”/Gazeta Express/


