As Iniesta nuk e ka të qartë se ku do të vazhdojë të luajë sezonin e ardhshëm.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, që paralajmëroi largimin nga Camp Nou pas 22 vjetësh në fund të sezonit aktual, nuk e ka të qartë destinacionin e ri.
Fillimisht u raportua se spanjolli do të shkojë në Kinë, por tani ka ndryshuar gjithçka dhe thuhet se ai mund të luajë në Japoni sezonin e ardhshëm.
“Kam thënë se nuk do të luaj më në Evropë, teksa dyert janë të hapura për gjithçka tjetër”, tha ai për beIN Sports. /Gazeta Express/


