Iniesta: Enrique do të triumfonte në Chelsea

PUBLIKUAR

Iniesta beson se Chelsea do të fitonte trofe në stol me Luis Enriquen.

Ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është një ndër kandidatët kryesor për të zëvendësuar Antonio Conten te Chelsea, që pritet t’i thotë lamtumirë “Bluve të Londrës” gjatë verës.

Këtë ide e ka mbështetur edhe kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta.

“Enrique është trajner fantastik. Në Barcelonë, ai tregoi arritje të mëdha. Mendoj se mund të fitojë trofe në çdo klub, përfshirë edhe Chelsean”.

“Nuk do të ishte e lehtë, sepse Chelsea është një ndër klubet më të mëdha në botë. Por, kur shikoni rritjen e Enriques si trajner, atëherë mendoj se do të ishte e mundur çdo gjë edhe në Londër”.

“Premierliga është garë e vështirë, por, për mua, ai është në gjendje të menaxhojë klub anglez”, shtoi mes tjerash kapiteni i Barcelonës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...