Iniesta dhe Torres debutojnë me humbje në ligën japoneze

PUBLIKUAR

Andres Iniesta dhe Fernando Torres kanë debutuar në ligën japoneze J-League me humbjen të dielën.

Andres Iniesta e bëri debutimin e tij të shumëpritur për Vissel Kobe si zëvendësues të dielën, por ishte ditë për t’u harruar për klubin e tij të ri, sepse u mposht 3-0 në shtëpi nga Shonan Bellmare, transmeton Gazeta Express.

Transferimi i Iniestas në Japoni nga Barcelona u konfirmuar në fund të muajit maj, por mesfushori spanjoll debutoi për Kobe vetëm tani për shkak se ishte pjesë e Spanjës në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Ndërkohë, Fernando Torres, ish-bashkëlojtari i Iniestas në ekipin kombëtar të Spanjës, po ashtu debutoi në J-League nga stoli për klubin e tij të ri Sagan Tosu, por edhe ai pësoi humbjen në debutim, nga Vegalta Sendai 1-0.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...