Informatë e rëndësishme për kosovarët që kanë pasur kursime në deviza në ish-Jugosllavi

PUBLIKUAR

Një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasur kursime në deviza gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

Ministria e Financave e Serbisë u ka bërë thirrje publike të gjithë personave nga republikat dhe krahinat e ish-Jugosllavisë, të cilët deri më 27 prill 1992 kanë pasur kursime në deviza në bankat e Serbisë (si Jugobanka, Beobanka, etj), të paraqiten marrjen e tyre.

Afati për të aplikuar për kthimin e devizave të kursyera është 6 marsi, kurse vendimi përfundimtar do të merret brenda 120 ditëve, njofton Klan Kosova.

Bashkë me aplikacionin duhet të paraqitet edhe kopja e vërtetuar e letërnjoftimit, origjinali i librezës së kursimeve në deviza, deklarata se këto deviza të kursyera nuk janë transferuar tek ndonjë person tjetër, si dhe vërtetimi i lëshuar nga institucionet përkatëse të republikave të ish-Jugosllavisë se personi nuk e ka realizuar të drejtën e tij deri më tash.

Më shumë informata mund të merren në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Serbisë, duke klikuar KETU

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...