Infektologu Vishaj: Mundësia e përhapjes së Omicronit është më e madhe

PUBLIKUAR

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se variant i ri I kronavirusit mund të përhapet më shpejt se variant Delta

Ai ka treguar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 5 pacientë prej tyre 3 janë në oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive jemi duke i trajtuar 5 pacientë, prej tyre 3 janë në okisgjeno-terapi. Gjendja është shumë e qetë. Mirëpo kjo qetësi nuk është e thënë se do të zgjasë në ditët në vijim për këtë arsye kërkohet kujdes i shtuar”, ka deklaruar Vishaj për EkonomiaOnline.

Vishaj tha se mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe se Delta Plus.

“Në bazë të dhënave që ende nuk janë definitive thuhet që mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe sesa Delta që tashmë ne e kemi”, ka deklaruar Vishaj.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar gjithsej katër persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157 mijë e 828.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar një rast i vdekjes, si dhe janë konfirmuar edhe katër raste të reja, nga gjithsej 1 mijë e 748 testime.

Ndërkaq, aktualisht në vendin tonë janë 322 raste aktive me Covid-19.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...