Infantino mbron idenë e moviolës në fushë

PUBLIKUAR

Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, merr letrën dhe lapsin në dorë dhe bënë llogaritë e vitit 2016.

Nga Dubai në Konferenca Ndërkombëtare e Sportit, numri 1 i futbollit botëror zbuloi projektet më të reja, nga shikimi i rasteve të kontestuara përmes kamerës deri te zgjerimi i Kupën e Botës me 48 skuadra.

“Jo të gjithë e kanë kuptuar që ndryshimi është i nevojshëm. Kemi një histori të madhe. Duhet të përqendrohemi te gjërat pozitive, duke u përpjekur të riparojmë problemet që ekzistojnë. Në futbollin e sotëm të gjithë e dinë nëse gjyqtari gabon, dhe ai duhet te ndihmohet. Nevojiten teste për të kuptuar nëse mund ti ndihmojmë gjyqtarët dhe të evitojmë situatat e pakëndshme brenda dhe jashtë fushës. Arbitri mund ti drejtohet sistemit ‘Asistenti Video i Gjyqtarit’ për të zgjidhur situatat ose të kemi gjyqtarë që janë përpara monitorit dhe mund ti sinjalizojnë. Botërori i klubeve ne JAPONI shërbeu si një test pozitiv, mjaftuan 30 sekonda për të marrë vendimin më të mirë. Një episod mund të vendosë finalen e Kupës së Botës”, transmeton Telegrafi.

Infantino foli mbështeti edhe projektin e nisur prej tij te FIFA, për zgjerimin e Kupës së Botës, me 48 përfaqësuese.

“Kalendari duhet të mbetet i njëjti. E kemi të qartë që me klubet e tyre futbollistët luajnë shumë ndeshje, por ne mund ti rrisim, sepse futboll nuk luhet vetëm në Europë apo në Amerikën e Jugut. Takimet do të luhen në të njëjtat data ashtu si edhe sot dhe duhet të fitosh të paktën dy ndeshje për të kaluar turin. Ka edhe skuadra që duhet të luajnë 7 ndeshje në 32 ditë, për një total prej 80 takimet, 16 më tepër se aktualisht”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...