Indian Wells, Venus mposht Serenën pas katër viteve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Sfida e shumëpritur e motrave Williams në Indian Wells, nxori fituese më të madhen në moshë, Venusin 37-vjeçare që u imponua ndaj Serenës një vit më të re me rezultatin 6-3, 6-4

Ishte sfida numër 29 e përballjes mes dy motrave amerikane, që së bashku kanë koleksionuar 30 tituj Grand Slam, (23 për Serenën dhe 7 për Venus), e vlefshme për raundin e tretë të turneut kalifornian.

Para kësaj ndeshjeje Serena kryesonte bilancin 17-11 dhe ishte imponuar me sukses në 3 duelet e fundit në familje, të gjitha finale, përfshirë këtu edhe sfidën për titullin e Australian Open vitin e kaluar, kur më e vogla e motrave Williams ishte në pritje të një fëmije.

Nga ana e saj Venus, theu një periudhë “agjërimi” pa fitore ndaj motrës që zgjaste që nga gjysmëfinalet e Montreal në vitin 2014. Ndeshja e fundit pa gjithmonë Venusin të kishte iniciativën në krahun e saj duke e detyruar Serenën të bënte plot 41 gabime.

Në setin e parë, Venus bëri break në game-in e 6-të duke e mbyllur në të nëntin me dy ace radhazi. Në të dytin ishte sërish motra e madhe që shpërtheu në 3-0 dhe pastaj në 5-2.

Serena provoi të reagonte duke ngushtuar distancën deri në 5-4, por më pas dy gabime e penalizuan duke favorizuar suksesin e Venus. /Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...