Independent: Kosova harxhon 27 dollarë në ushtri për kokë banori (Foto)

PUBLIKUAR

Kartografi, Jakub Marian ka nxjerr një statistikë për të gjitha vendet e Europës, të cilat harxhojnë para në ushtrinë e tyre për kokë banori dhe GDP

Në vendin e parë për harxhim në ushtri për kokë banori, radhitet Norvegjia me 1,147 dollarë, shkruan Inpependent, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pas saj, sipas kësaj statistike vjen Mbretëria e Bashkuar me 869 dollarë për kokë banori.

Në këtë radhë ka hyrë edhe Kosova, e cila sipas kësaj statistike harxhon 27 dollarë në ushtrinë e saj për kokë banori.

Ndërsa sipas përqindjes së GDP’së, Kosova harxhon 0.80 cent

E treta në këtë listë që harxhon më së shumti në Europë për ushtrinë e saj është Franca me 783 dollarë për kokë banori. Pas saj vjen, Danimarka me 612 dollarë, Suedia me 555 dollarë, Finlanda me 546 dollarë, Holanda me 527 dollarë dhe Rusia me 467 dollarë për kokë banori.

Statistika është krijuar në bazë të ekonomisë së secilit shtet në Europë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...