Incident i rëndë në Laboratorin Kimik të ushtrisë shqiptare

PUBLIKUAR

Një incident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Laboratorin Kimik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke sjellë edhe plagosjen e rëndë të një ushtarakeje.

“Edhe pse ngjarja ka ndodhur që në 9 dhjetor në laboratorin kimik të Forcave te Armatosura, aksident i rëndë i ndodhur gjatë asgjësimit të disa kimikateve të rrezikshme është mbajtur i fshehtë”, ka bërë të ditur për SYRI.net një burim që nuk dëshiron të identifikohet.

I njëjti burim ka bërë të ditur se “si pasojë e aksidenti të rëndë është plagosur rëndë ushtarakja Brunilda Sallaku e cila është dërguar me urgjencë në spital”.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nuk është raportuar në media.

Por edhe pse gjendja e ushtarakes është cilësuar si “djegien e rëndë” qeveria refuzon dërgimin e Brunilda Sallakut, për kurim të specializuar jashtë vendit, pikërisht për faktin se mos dekonspirohet ngjarja e ndodhur, e cila është bërë publike sot për SYRI.net nga një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...