Imri Ahmeti: Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ahmeti ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre. Ahmeti ka thënë se LDK ka qenë e unifikuar pas saj dhe se nuk ka pasur përçarje siç është thënë.

“Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut”, ka thënë Ahmeti.

“Janë përmendur disa emra individual si pengesa të mundshme, por asgjë nuk është e vërtet. E gjithë LDK’ja ka qenë pas Vjosës në këto zgjedhje”

Tutje Ahmeti ka komentuar edhe deklaratën e Veliut pas zgjedhjeve i cili kishte thënë se LDK nuk ka fituar zgjedhjet dhe se për këtë duhet të kërkohet llogari.

“Pajtohem me Veliun se nuk jemi fitues. Por ka rritje”, shtoi kryetari i Lipjanit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...