Imri Ahmeti: Rruga Lipjan-Magurë është rrugë e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, dhe e mbikqyryr nga Ministria

PUBLIKUAR

Rrugës Lipjan- Magurë i janë shfaqur gropat vetëm tre muaj pas asfaltimit.

Gropat janë krijuar në rrugën Lipjan- Magurë vetëm tre muaj pasi 10 kilometrat e saj u asfaltuan.

Kanë të drejtë qytetarët dhe unë normalisht solidarizohem me qytetarët, me këtë gjendje të pakënaqësisë së qytetarëve që frekuentojnë këtë rrugë, është rrugë e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, dhe e mbikqyryr nga Ministria, ne si Komunë nuk jemi autoritet as kontraktues as mbikëqyrës, nuk po ecin punët sipas dinamikës dhe sipas kualitetit që është dashtë me qenë”.

“Kemi kërkuar nga Ministria që të kryhet sa më shpejt kjo rrugë sepse është shumë e frekuentuar por aktualisht jemi në këtë situate që jemi edhe sot”, është shprehur Kryetari Ahmeti

Projekti i asfaltimit të kësaj rruge i ka kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës 1 milion e 164 mijë euro.

Rtv21.tv ka matur trashësinë e saj në një vend ku është krijuar një gropë dhe nuk i ka dalë më shumë se 4 centimetra, ndërsa duhet të jetë 10.

Qytetarët thonë se punimet nuk po kryhen si duhet, ndërsa kryetari i Lipjanit u jep të drejtë atyre./Rtv21.tv/

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...