Imri Ahmeti: Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit

PUBLIKUAR

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njëri nga figurat kyçe të LDK-së, pak më parë ka postuar një mesazh.

Ai për herë të parë u përfshi në debatin në mes të Agim Veliut e Vjosa Osmanit.

Refuzojmë…

Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse.

Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja. Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.

Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë. Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit. Refuzojmë, Refuzojmë…

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...