Imri Ahmeti: Ratifikoni marreveshtjen sipas parimeve ndërkombëtare e mos na hedhni valle pa instrumente

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit, rreth demarkacionit me malin e zi.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar duke thënë se sot duhet reflektim e jo tentim mashtrim, sot duhet përgjegjësi dhe kërkimfalje publike gjithë ju që keni lën peng vendin dhe mbajtët të izoluar qytetarët kosovarë.

Postimi i plotë nga Ahmeti:

Po, është e rëndësishme që të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Po, e dim tash më agjendën e votimit në Kuvend, është e njejta pako me produkt të njejtë vetëm është mbështjellë e stërmbështjellë me ambalazhim pak a shumë tjetër për të provuar të shpëtohet fytyra e të gjithë atyre që tre vite e lan peng këtë proces dhe mbajtën të izoluar vendin tonë.

Në krejt këtë zhvillim disa deputet e disa politikbërës vëmendjen dhe angazhimin e kanë tek shfajsimi, e po harrojnë pritjet e publikut, harrojnë agjendën shtetërore e injorojnë kërkesat e miqve ndërkombëtar.
Tash më është shumë e qartë, demarkacioni do të votohet sipas versionit Meha, pra projektligji i marrëveshjes së vitit 2015.

Mos e mbështjellëni as me deklarata të presidentëve as me raporte të komisioneve sepse tash është zhveshur çdo kamuflim.

Sot duhet reflektim e jo tentim mashtrim, sot duhet përgjegjësi dhe kërkimfalje publike gjithë ju që keni lën peng vendin dhe mbajtët të izoluar qytetarët kosovarë.
Ratifikoni marreveshtjen sipas parimeve ndërkombëtare e mos na hedhni valle pa instrumente.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...