Kryetari Ahmeti ka thënë se sinjalizimi i rrethrrotullimeve është donacion nga Professional Elektro me pronar Jeton Mëziu, të cilin në emër të tij dhe të qytetarëve të komunës së Lipjanit e ka falënderuar.
Postimi i plotë:
Qyteti ynë po merrë pamje të bukur çdo ditë e më shumë.
Sinjalizimi i rrethrrotullimeve është donacion nga Professional Elektro me pronar Jeton Mëziu, të cilin në emër timin dhe të qytetarëve të komunës tonë e falenderojmë.
Ndihma e qytetarëve që e duan një qytet të bukur është vlerë e veçantë.
Ruajtja dhe investimi në pronën publike është kulturë dhe shembull për të parë vendin më të bukur dhe konkurent me vendet e tjera.
E duam Lipjanin, të punojmë bashkë për ta ndërtuar e zhvilluar qytetin tonë.


