Imri Ahmeti planifikon riformatimin e Ekzekutivit

PUBLIKUAR

Untitledasdasd

Pas 8 muajsh prej se është dizajnuar dhe ka nisur punën koalicioni qeverisës në Lipjan LDK, NISMA, AKR dhe AAK, Imri Ahmeti, kryetar i kësaj komune me gjasë ka planifikuar që të bëjë ndryshime në disa drejtori komunale. Ndërsa opozita kërkon shkarkimin e Ekzekutivit.

Një burim jozyrtar i KD-së ka thënë në kushte anonimiteti se kreu komunal, Ahmeti, është duke e menduar seriozisht ndërrimin e së paku të 3 të emëruarve të tij politikë.

“Duket se kryetari ka pritur më shumë nga të emëruarit e tij, sepse në këtë koalicion partnerët tanë kanë hyrë me shumë entuziazëm për të bërë punë. Nuk dihen arsyet të gjitha pse ka nevojë për një ristrukturim, por për kryetarin është shumë i nevojshëm ristrukturimi në së paku tri drejtori”, ka thënë burimi, ndërsa nuk janë saktësuar se cilat nga drejtoritë mund të preken. (Më shumë sot në Koha Ditore)

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...