Imri Ahmeti: Nesër Janjeva pritet të heqet nga karantina

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti njofton qytetarët se nga nesër Janjeva pritet të heqet nga karantina.

I pari i Lipjanit bën të ditur se ky vendim është marr në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, Ministrin e Shëndetësisë dhe Policin e Kosovës, transmeton LipjaniNews.

Vetë izolimi do të vlej vetëm për familjen e personit të identifikuar me virusin Covid-19 i cili tani është liruar dhe po qëndron në shtëpijen e tij në Janjevë.

Kryetari Ahmeti po ashtu pohon se heqja e karantinimit për Janjevën nuk nënkupton që nuk duhet respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi, transmeton LipjaniNews

Ahmeti po ashtu thotë se tani jemi në periudhën kur rreziku nga pandemia e coronavirusit është shumë evident dhe na duhet Akoma të qëndrojmë me kujdes e disiplinë duke ju shmangur daljeve të panevojshme nga shtëpia.

Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë në këtë kohë për të ruajtur shëndetin tonë.

Image may contain: night, text that says 'KOMUNA E LIPJANIT'

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...