Imri Ahmeti në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar në Kosovë

PUBLIKUAR

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), për zgjedhjet lokale të së dielës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), njëherësh kryetar aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kandidati më i votuar në këtë proces zgjedhor, pasi ka marrë 35 442 vota apo 43.53 për qind.

Pas tij është radhitur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka marrë 16 828 vota apo 59.78 për qind.

Kurse top dhjetëshen e më të votuarve e përmbyll kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Ferizajt, Muharrem Svarqa, që ka marrë 15 721 vota apo 30.72 për qind.

Votat e kandidatëve më të votuar në zgjedhjet lokale të së dielës:

Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje, 35 442

Arban Abrashi, Lidhja Demokratike e Kosovës, 29 157

Gazmend Muhaxheri, Lidhja Demokratike e Kosovës, 21 568

Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës, 19 733

Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës, 19 543

Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës, 18 801

Shaqir Totaj, Partia Demokratike e Kosovës, 18 336

Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 16 841

Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës, 16 828

Muharrem Sfarqa, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 721

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...