Kryetari Imri Ahmeti, thotë se Komuna e Lipjanit e dyta nivel vendi që i ka zbatuar masat, dhe ka ndikuar në frenimin e pandemisë Covid-19.
“Ndihemi mirë kur angazhimi i vazhdueshëm vlerësohet aq më tepër kur kemi të bëjmë me Shëndetin publik. Komuna e Lipjanit është renditur si e dyta në nivel Kosove si Komuna që ka ndërmarr masat në frenimin e përhapjes së virusit COVID-19”, ka shkruar Ahmeti
Sipas hulumtimit dhe raportit të Institutit GAP “Ndikimi I pandemisë̈ COVID19 në pushtetin lokal”,
Komuna e Lipjanit është renditur e dyta në nivel vendi që i ka zbatuar masat, dhe ka ndikuar në frenimin e pandemisë Covid-19.
Përkushtimi i përbashkët institucioneve dhe qytetarëve determinon rezulatet pozitive. Falenderim të veçantë gjithë qytetarëve për respektimin e masave dhe bashkëpunimin e treguar, thotë ai.



