Imri Ahmeti: Me besim dhe përkushtim mund të menagjojmë edhe këtë betejë

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postimi në facebook iu është drejtuar qyetarëve duke thënë se duhet diciplinë dhe përkushtim tu përmbahemi udhëzimeve në këtë situatë emergjente.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,
-Duke ju referuar vendimit të Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik dhe duke ju referuar udhezimeve të Institutit Kombëtar të shendetësisë, nga nesër e Hënë datë 16 Mars 2020 Komuna e Lipjanit:
-Do të ofroj shërbime administrative të kufizuara me orar të reduktuar dhe me staf të reduktuar.
Zyrtarët e administratës janë në dispzicion të kryejn sherbimet administrative sipas nevojës dhe do të jenë në kontakt me stafin udheheqës për çdo rast do të ju pergjigjemi kërkesave administrative të qytetarëve.
-Inspektorati komunal do të jetë në detyrë dhe do tu përgjigjet të gjitha obligimeve profesionale ligjore pa ndërprerë.
-Me këtë rast falenderojmë stafin mjekësor për përkushtimin e veçant të kësaj beteje dhe jemi mirënjohës qytetarëve për mbeshtetje të vendimeve të institucioneve qëndrore dhe komunale në dobi të menagjimit të kësaj situate.
-Na duhet diciplinë dhe përkushtim t’u përmbahemi udhëzimeve në këtë situatë emergjente.
-Me besim dhe përkushtim mund të menagjojmë edhe këtë betejë.
Ju falenderojmë për mirëkuptim. IA

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...