“Ju e dini se ne nuk e keqpërdorim asnjë cent tuajin, por njëkohësisht zotohen para qytetarëve të Lipjanit dhe gjithë Kosovës, se nuk do të ketë amnisti për ata që u bënë milionerë në kurriz të popullit”, tha kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.
Kryetari i degës së LDK-së, Imri Ahmeti, tha se Lipjani është vërshuar nga LDK-ja dhe atë me arsye.
Lipjani është që Kosova të qeveriset nga njerëz të dijes dhe që e respektojnë ligjin. Të qeveriset nga ata që nuk ia mbyllin dyert Kosovës në SHBA dhe BE. PAN-i shkoftë e mos u ktheftë, sepse nuk ka investuar asgjë në Lipjan. Qytetarët e kësaj komune janë kundër njerëzve të padijshëm, kundër njerëzve të xhepave e xhipave apo siç thotë populli, kundër njerëzve të hunit e konopit”, ka thënë Ahmeti.


