Imri Ahmeti kujton Heroin Ismet Asllani

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka kujtuar  Heroin Ismet Asllani  Prapashtica, ku nesër mbushen 21 vjet nga rënja e tij.

Postimi i plotë:

Në shenjë nderimi e kujtimi për heroin Ismet Asllani Prapashtica –

Të nderuar qytetarë,

Në këto kohëra të betejes me Covid-19, kur po ballafaqohet njerzimi gjithandej globit edhe ne në Kosovë jemi të urdhëruar ti reduktojmë edhe akzivitetet kulturore.

Nesër mbushen 21 vjet nga rënja e heroit të Kombit Ismet Asllani -Prapashtica.
Meqenëse janë të kufizuara aktivitetet e tubimet, komuna bashkë me familjen Asllani janë dakorduar të mos ketë tubime në shenjë nderimi të veprës e jetës së Heroit Ismet Asllani.
Kjo nuk na ndalon të jemi të përgjegjëshëm me punën tonë karshi gjakut të dëshmorëve e martirëve të kombit tonë.

Ky përvjetor i kujtimit të Heroit Ismet Asllani vendin tonë e gjenë në një betejë më shumë të panjohura kur vendit tonë i duhet solidaritet e vigjilenc e përbashkët për të mirën e shëndetit të qytetarëve tonë.

Idealet e Ismetit e të shokëve të tij për një shtet të prosperuar e zhvilluar janë detyrim dhe inspirim i përherëshëm i gjithë neve.
Lavdi Heroit Ismet Asllani-Prapashtica!

-Lavdi gjithë deshmorëve dhe martirëve të Kombit.

Image may contain: one or more people, people standing, tree, sky, shoes, plant and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...