Kryetari Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se Bujqësia është një sektor mjaftë i rëndësishëm dhe mbështetja është rritur dukshëm në vitet e fundit, gjë që ka dhënë rezultate me rritje të prodhimit, për të arritur synimin që të zëvendësohet importi dhe të shtohet sa më shumë konsumi i prodhimeve vendore.
“Kushtet e volitshme atmosferike, kushtet tjera për mbjellje janë disa fakor të rëndësishëm për bujqit që sa më shumë të punohet toka. Kujdesi për bujqit duhet të bëhet edhe gjatë periudhes së mbjelljes, jo vetëm gjatë kohës së korrje-shirjeve”, ka shkruar Ahmeti.






