Imri Ahmeti: Ju urojmë vit të suksesshëm shkollor

PUBLIKUAR

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar nxënsit me rastine fillimit të vitit të ri shkollor.

“Urime edhe mësimdhënsëve, arsimëtarëve profesorëve, respekt dhe mirënjohje për Ju që mësoni, edukoni dhe përkujdesëni që këta fëmijë të kenë ardhmëri të ndritur”, thuhet tutje në urim.

Urimi i plotë nga Ahmeti:

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës!
Të dashur prindër!

Urime vitin e ri Shkollor,
Nesër dyert e shkollave, oborret shkollore brohorasin dhe mbushen me zëra gazmor të fëmijëve, nxënësve dhe gjimnazistëve!
Ju urojmë vit të suksesshëm shkollor.
Urime të veçanta për klasat e para, që për herë të parë do shkruajnë shkronjat e para tē Abetares.
Do udhëtojnë në driten e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit që do ofrojë shkollimi në rrugën e tyre të gjatë.
Urime edhe mësimdhënsëve, arsimëtarëve profesorëve, respekt dhe mirënjohje për Ju që mësoni, edukoni dhe përkujdesëni që këta fëmijë të kenë ardhmëri të ndritur.

Janë bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor, gjatë kohës së pushimeve është bërë renovimi i disa shkollave, instalimi i ngrohjës, rregullimi i rrethojave të shkollës e në disa fshatra të komunës tonë po bëhet ndërtimi i shkollave të reja, e gjithë kjo për të siguruar kushte dhe arsim cilësor.
Në emër timin personal dhe në emër të institucionit të Komunës Ju urojë suksese!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...