Në një intervistë për LipjaniNews Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeit ka folur rreth gjendjes aktuale në Lipjan, Ahmeti është shprehur i kënaqur me punën që është bërë nga kabineti i tije, dhe se është respektuar ligji
“Mendoj që parametrat e nxjerrjes së përformancës të bazuar në agjendën buxhetore të aprovuar nga asambleja komunale dihet në fund të vitit, por ajo që mund të ceki është se respektimi i ligjshmërisë dhe disiplinës, të hyrat vetanake është një stabilitet i mire, është një stabilitet financiar, zhvillimi infrastrukturës po ashtu edhe infrastrukturën shkollore, shtimin e zonave të gjelbërua në Lipjan dhe rrethin, dhe shumë të tjera, mund të them se jam i kënaqur me shkallën e dinamikës së Punës të cilën po bëhet, jemi në një dinamik të jashtëzakonshme për ti përmbyllur të gjitha projektet”, tha Ahmeti.
Ndërë të tjera Ahmeti ka thënë se Komuna e Lipanit ka gjetur shumë borxhe të më hershme të cilat janë diku, qyqin e tridhjetë mijë eruo.
Ahmeti tha “Jemi real gjendjen e gjetur më së keqi e kemi pasur në Arsim, për shkak obligimeve të krijuara brenda departamentit, të cilat kanë qenë diku qyqin e tridhjetë mijë eruo, dhe qëllimi jonë ka qenë që deri në shtator të normalizojmë gjendjen, në kuadër të buxhetit me numër të lejuar të puntorve. Unë nuk mund të dalloj departamentet se cili ka punuar më shumë apo më pak, për mua janë të gjithë të barabartë, dhe nuk mund të parashikoj se cili do të shkoj nesër ose cili do të vijë, nuk mund të garantoj që mund të qëndroj edhe një javë por ai që punon mirë do të ketë garancion edhe dy vjet”.
I pyetur se a do të ketë ndryshime në kabinetin e tijë përgjatë vitin e ardhshëm, Imri Ahmeti ka thënë një porosi, e ajo është: “Unë po shfrytëzoj intervistën tuaj për të bërë publike të gjithëve asnjë nuk do të ketë garancion se mund të jetë edhe një javë, por të njëjtën kohë do të ketë garancion se do të jetë edhe dy vjet në qoftë se punon mirë”.
Gjatë intervistës Imri Ahmeti ka folur edhe për prioritetet e vitit të ardhshëm që do ti ketë Komuna e Lipjanit duke thënë se do të përmbush premtimet të cilat i ka thënë se prioritet ndërtimin e fushave të vogla sportive, rruga të cilën e kam premtuar në fushatë Gadime-Smallush-Sllovi
“Ne do të vazhdojmë me këtë dinamik me këtë agjendë të ndërtimit të infrastrukturës në të gjithë lokalitetet, do të vazhdojmë me ndërtimin e shtretve të lumenjve në Gadimen e epërme, do ta vazhdojmë lumin e Dobrajës, do të vazhdojmë me infrastrukturën e Lipjanit, prioritet ndërtimin e fushave të vogla sportive, rruga të cilën e kam premtuar në fushatë Gadime-Smallush-Sllovi do të jetë primare, Shkolla “Haradin Bajrami” në Magurë po ashtu, rrethrrotullimin në Banullë –Dobratin po ashtu rrethrrotullimin Lipjan-Magurë-Shtime dhe rrethrrotullimin Llugaxhi –Gadime, është edhe një qendër sportive që po mendojmë të bëjmë në Magurë, dhe investimet do të shumëfishohen”, është shprehuar Ahmeti.
Po ashtu i pyetur se çfarë është bërë për ngrohjen qendrore në qytet Ahmeti ka thënë se po presim që kompanitë projektuese që të ofertojnë që të shohim projektin se si do të duket.
“Kemi kërkuar nga kompanitë projektuese që të ofertojnë që të shohim projektin se si do të duket, cili do të jetë varianti i instalimit, është rrënuar sistemi në tersi, dhe na duhet një projektim i ri që duhet të bëhet pastaj ta gjemë mënyrën e investimit”, ka thënë Ahmeti, transmeton LipjaniNews