Imri Ahmeti: Fitorja ime, më e thella që nga paslufta në Lipjan

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës me Imri Ahmetin fitoi Lipjanin në zgjedhjet e 22 tetorit në raundin e parë. Edhe Ahmeti, sikurse Gazmend Muhaxheri në Pejë, thotë se iu shpërble puna që ka bërë gjatë 4 viteve të kaluara.

Imri Ahmeti fitoi Lipjanin me 59,78 për qind që në rrethin e parë të zgjedhjeve, duke i dhënë Lidhjes Demokratike katër komuna qysh në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën që shkoi.

Ahmeti thotë se që nga zgjedhjet e 2013’ës, angazhimi i tij gjatë mandatit të kaluar bënë që jo vetëm të fitonte pa balotazh, por të shënonte fitoren më të thellë në këtë komunë.

“Është reflektim i punës dhe i angazhimit korrekt gjatë gjithë mandatit dhe është dëshmi janë angazhimet tona dhe puna e deritanishme”, thotë Ahmeti për Gazetën Express.

Për kryetarin e Lipjanit, fitorja pa balotazh nuk ishte një befasi, pasi ai thotë se pas katër viteve me punë dhe korrektësi, nuk priste diçka tjetër, pos fitores.

Ahmeti përmend problemet që ai ka gjetur kur ka marrë mandatin në vitin 2013 dhe borxhet e mbetura nga qeverisja para tij.

Kryetari i Lipjanit thotë se është i vetëdijshëm se në Lipjan nuk janë kryer punët krejtësisht as më mandatin e tij.

“Kemi përfunduar shumicën e punëve dhe ato që janë kryer, në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Ahmeti.

“Na presin angazhimet shtesë. E di që s’i kemi përmbush të gjitha ato që është dashur. Kujtoj që në vijim e sipër do të jemi shumë më efektiv për të realizuar qëllimet tona”.

Ahmeti thotë se këto zgjedhje Lidhja Demokratike ka rritje të dukshme në Lipjan, edhe në asamblenë komunale, çka ai sheh të rëndësishme për qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

“Në Lipjan nuk ka ndodhur asnjëherë që nga paslufta që ndonjë subjekt politik të shënojë fitore kaq të thellë se këtë vit”, thotë Ahmeti për Express.

Ndërsa rritja e LDK’së në asamblenë komunale, Ahmeti thotë se është shumë e rëndësishme në kryerjen e punëve, që ishin bllokuar nga opozita e që tani do të jetë më minore. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...