Imri Ahmeti fitoi lehtë dhe bindshëm mandatin tjetër në krye të Lipjanit.
Nga balotazhi gati i barabartë me vota me Shukri Bujën në zgjedhjet e kaluara, Imri Ahmeti arriti t’i deklasojë kundërkandidatët me një fitore bindëse në Lipjan.
Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Lipjanit, fitoi të dielën 6 mijë vota më shumë.
Ahmeti që mbajti postin e Kryetarit të Lipjanit në mandatin e kaluar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mori 16 mijë e 828 vota, përkatësisht 59,78 për qind të votave në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Në vitin 2013 ai kishte arritur të fitonte 10 mijë e 294 vota apo 35,09 për qind të votave totale të atyre që votuan në Lipjan.
Në zgjedhjet e kaluara Ahmeti u sfidua në balotazh nga Shukri Buja i Partisë Demokratike të Kosovës i cili kishte rreth 200 vota më shumë, ndërkaq në zgjedhjet e sivjetshme ai arriti postin e kryetarit në raundin e parë.
Sa i përket votave për Kuvendin Komunal, LDK po ashtu shënoi rritje të konsiderueshme, meqë mori 39, 54 për qind të votave në krahasim me 27,46 për qind sa i mori në 2013-ën. Kallxo.com


