29 gola në Serie A, edhe Immobile e do “Këpucën e Artë” të Evropës, teksa është rrugës së mirë për ta fituar atë në Serie A.
Gara për “Këpucën e Artë” këtë edicion, është më e fortë se kurrë më parë.
Nëse në dekadën e fundit kanë dominuar Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, kjo nuk mund të thuhet për këtë sezon, madje Ronaldo ka mbetur krejt në fund në top 10-she.
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është ai që prin me 31 gola. Egjiptiani ndiqet nga Lionel Messi me 29, aq sa ka tani edhe Immobile, që shënoi dy gola në fitoren 4-0 kundër Sampdorias.
Top 10-shja për “Këpucën e Artë” kompletohet nga Leëandoëski (28), Kane (26), Icardi (26), Cavani (25), Ronaldo (24) dhe Suarez (23).
Dybala dhe Aguero qëndrojnë në pozitat e 11 e 12 me nga 21 gola. /Gazeta Express/


