Lazio është rikthyer te fitorja pas disa rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, duke e mposhtur 2-1 Cagliarin tw enjten.
Vendasit humbën në pjesën e parë, por kthyen rezultatin në sfidën e dytë nw Stadiumin Olimpik.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve. Ata shënuan me anë të Simeones në minutën e 45′. Futbollisti mik shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes vendase dhe çoi topin në rrjetë. Strakosha mund të bënte diçka më mirë, pavarësisht devijimit të topit.
Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër dhe direkt me furinë e Lazios. Milinkovic-Savic shënoi një supergol në minutën e 52′ duke shpalosur të gjithë klasin e tij, ndërsa Ciro Immobile mendoi për t’i vendosur vulën ndeshjes në 2-1.
Ai e shënoi golin e 31-tw personal kwtw sezon dhe ia dhuroi Lazios tri pikw tw plota.
Falw kwtij goli, Immobile e kalon Cristiano Ronaldon e Juventusit nw garwn pwr golashënuesin mw tw mirw nw Serie A kwtw sezon, i cili i ka 30 sosh. /Gazeta Express/


