Imami Skender Mehmeti uron për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Imami i xhamisë së Lipjanit, Skender Mehmeti , me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, uron gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe shqipëtarët kudo qe janë në prag të kësaj date të rëndësishme.

Vëllëzër e motra!
Kam kënaqësinë, që me rastin e 17 shkurtit 12-të vjetorit të Pavarësisë së vendit, të gjithë shqiptarëve kudo qe janë, të ju uroj festën e 17 shkurtit ditës së Pavarsisë.
Besimtar të nderuat ju uroj 12 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë të dashur, Kosovës, duke e lutur Zotin xh.sh. që Mëshira e Tij të jetë mbi të gjithë ata dëshmorë, invalidë e ushtarë që e shkruan historinë tonë me gjakun e tyre të njom, që ne sot të jemi të lirë.
Nuk duhet harruar, asnjëher kontributin e madh të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, dhe shteteve të tjera mike që iu gjinden Kosovës në ditët më të vështira, dhe në vazhdimësi ndihma dhe përkrahja e tyre është e nevojshme për integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.
Kontribut të madh për liri dhe pavarësi ka dhënë edhe Bashkësia Islame e Kosovës me të gjithë mekanizmat e vet, lutemi t’i shpërblejë Zoti me gradën e shehidllëkut 37 hoxhollar –imam që ranë dëshmor në radhët e ushtrisë së lavdishme, Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Kosova e pavarur, sot feston Ditëlindjen e 12-të, të saj, për të cilën ditë u derdh shumë gjak e djersë.
Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës!
Kënaqësia e Tij qoftë mbi ata që punojnë për të mirën e këtij shteti..

Xhamia e Lipjanit
SKENDER MEHMETI

Image may contain: 1 person, standing

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...