Ilir Tasholli: Si e ndryshuam Lipjanin

PUBLIKUAR

Me rritjen e industrisë, krahut të lirë të punës, kompanive zinxhirë, tregtisë së përbashkët dhe ndikimeve globaliste, duket se urbanizimi po e tërheq gjithë popullsinë drejt tij, përfshirë edhe atë të fshatit. InfoPress ka realizuar një intervistë me drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Lipjanit, z.Ilir Tashollin ku ai ka folur rreth gjendjes së urbanizmit në Lipjan.

InfoPress: Cila është gjendja e urbanizmit në Lipjan?

Ilir Tasholli: Gjendja në aspektin urban në Lipjan është në nivel mesatar të rregullimit urban. Konsiderohet si gjendje e kënaqshme duke pas parasysh bashkëpunimin me banorët në aspekt të procedimit të lëndeve gjatë procedurës se lejeve ndërtimore, informacioneve urbane që rezultojnë në ngritjen e vetëdijes urbane në fushën e planifikimit urban. Shtimi i investimeve në zonat e planifikuara me plane urbane, rënia e nivelit te ndërtimeve pa leje në zonën urbane.

InfoPress: Si e keni gjetur situatën urbanistike kur ju e keni marr këtë drejtori dhe si është sot?

Ilir Tasholli: Situata urbanistike në fillim të vitit 2014 ka pësuar një shtim të kërkesave dhe informacioneve për kushte dhe leje ndërtimi, kjo rezulton në miratimin e PZHK dhe PZHU gjatë fundit të vitit 2013. Fillimi i vitit 2014 si pasojë e fillimit të implementimit të PZHK dhe PZHU në shumicën e rasteve si vështirësi në implementim si zona të reja dhe ligjet e reja ( Ligji për ndërtim 2013), përcaktimi i kushteve ndërtimore, mungesa e infrastrukturës në zona si pjesë e planifikimit, mungesa e Planeve rregulluese kanë qenë si vështirësi në proces të zhvillimit të procedurave për leje ndërtimi, si dhe miratimi i Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje (2014), procese që kanë ndikuar në ritmin e punës në raport me stafin e kufizuar. Tani kemi ndërtimet në zonën urbane kryesisht me leje ndërtimi, ndërtimet kryesisht në zonat e planifikuara sipas PZHU, vetëdije më e lartë e banorëve për jetën urbane.Krijimi i regjistrit të ndërtimeve pa leje. Bashkëpunimi me GIZ dhe MMPH për hartimin e HZK (përfitimi i komunës në projektin për HZK me GIZ), miratimi i vendimit nga KK për hartimin e HZK që konsiderohet si proces i rëndësishëm për zhvillimet e përgjithshme në komunë. Hartimi i dokumenteve tjera integrale si: Planifikimi i Zonës ekonomike ( pjese nga PZHU), Hartimi i dokumenteve tjera relevante si: Trashëgimia kulturore dhe natyrore, Plani komunal 3 vjeçar për banim, Hapësirat e hapura publike, ( DEMOS), Plani lokal për menaxhimin e mbeturinave dhe Adresari i Komunës. Rregullorja dhe Plani për vendosjen e objekteve të përkohshme. Sot kemi një gjendje më të kontrolluar urbane, dhe shtim i kërkesave për investime në Lipjan (kjo si pasoje e miratimit të PZHK dhe PZHU) implementimi i planit në masë të konsiderueshme dhe roli inspektoratit është pjesë e rëndësishme e implementimit të planit që ndikon në kontrollimin e ndërtimeve, pasi që inspektorati është pjese e veçante jo ne kuadër të drejtorisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...