Ilir Latifi lufton natën e dytë të Bajramit, maksimalisht i përgatitur (Foto)

PUBLIKUAR

Luftëtari i madh, Ilir Latifi, do të zhvillojë të shtunën duelin e tij tjetër të madh në kampionatin ndërkombëtar të luftërave të lira, UFC.

Lufta e lirë me të gjithë gjymtërat në UFC është një prej garave më të ndjekura anë e mbanë botës.

Dhe aty sigurisht se një shqiptar dallohet si një prej më të rrezikshmëve.

“Puna e madhe u bë. Mezi pres duelin nesër mbrëma”, u shpreh Latifi në Facebook.

Ilir Latifi pas disa dueleve të fituara, vjen në duelin e radhës ndaj Hans Stringer, të cilin do të tentojë ta bëjë për “pesë pare” për vetëm pak minuta.

Dueli zhvillohet të shtunën mbrëma në Glasgoë të Skocisë dhe Ilirit i dëshirojmë fat, transmeton Telegrafi, që të fitojë në natën e dytë të Fitër Bajramit.  /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...