Ilir Deda, për takimin me presidenten: Pas lufte edhe armiqtë flasin!

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ilir Deda, thotë se “krizën që e krijuam vet duhet ta zgjidhim vet, me vendim të përbashkët për zgjedhje të parakohshme”.

“Nuk ka arsye që liderët e partive të mos flasin. Tekefundit, biseda nuk do të thotë edhe marrëveshje. Takimi i nesërm te Presidetja Jahjaga është mundësi e mirë që t’i thuhet direkt Thaçit e Mustafës që e kanë shkelë Kushtetutën, që duhet të japin dorëheqje dhe të ofrohet data e zgjedhjeve të parakohshme. Gjithashtu, mund të kërkohet që Presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga qytetarët, e jo në Kuvend. Mund edhe të vendoset që këto biseda liderësh të zgjasin deri me 15-16 shkurt, që të ketë presion kohor për zgjidhje. Dhe, kështu, para 17 shkurtit të shihet qartë kush nuk do marrëveshje. Edhe armiqtë pas luftës flasin, e ne krizën që e krijuam vet duhet ta zgjidhim vet, me vendim të përbashkët për zgjedhje të parakohshme”, ka shkruar Deda në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...