Ilazi shuan shpresat për liberalizim vizash, braktis Qeverinë, shkon këshilltar i Veselit (Video)

PUBLIKUAR

Premtimet e qeverisë së Kosovës se në fund të vitit qytetarët e Kosovës do t’u hiqet izolimi po dalin të jenë të pavërteta. Ish zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, thotë se tashmë janë humbur të gjitha afatet e mundshme për të përmbushur kriteret në mënyrë që në fund të vitit të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ilazi në emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel, vlerëson se tetori ka qenë koha kur më së voni Kuvendi, do të duhej të ratifikonte marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

Megjithatë, ai thotë se politika është art i pamundurës dhe mund të ndodhë ndonjë zhvillim i paparashikuar, i cili do t’i mundësonte qytetarëve lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

BE, sipas tij, është e qartë se nuk ka vullnet të liberalizojë vizat me Kosovën pa i përmbushur dy kushtet, por sidomos kriterin për demarkacionin.

Ilazi, ka refuzuar të komentojë, nëse koalicioni qeveritar duhet të vazhdojë më punën nëse nuk është në gjendje të shtyje agjendat shtetërore përpara, duke shtuar se për këtë çështje do të duhet të deklarohen partnerët e koalicionit.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për institutin e Brendshëm të PDK-së, i cili është funksionalizuar kohë më parë ku ai është emëruar drejtor i këtij instituti.

Krejt në fund ai ka njoftuar se nga nëntori do të jetë këshilltar i jashtëm i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...