IHMK: Reshjet vazhdojnë deri në orët e vona, nesër përmirësohet moti

PUBLIKUAR

Reshjet e mëdha gati në tërë Kosovën kanë shkaktuar vërshime në disa qytet të vendit, por gjendja më e rëndë ka qenë dhe po vazhdon të jetë në qytetin e Pejës.

Madje Komuna e Pejës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve që e kanë kapluar pesën më të madhe të qytetit.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka deklaruar për Klan Kosovën se reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona, ndërsa intensiteti i tyre mund të ndryshojë kohë pas kohe.

Të dhënat e IHMK tregojnë se reshjet më të mëdha kanë qenë në qytetin e Pejës të pasuara nga qyteti i Mitrovicës.

“Në Pejës kemi deri më tani reshje prej 42 litrave për metër katror, në Ferizaj 26 litra, në Prishtinë 31litër, kurse në Mitrovicë 35”, ka thënë Aliu për Klan Kosovën.

Sipas IHMK-së reshjet do të pushojnë qysh ditën e nesërme ku parashihet që të kemi një ditë me diell dhe pa vranësira.

 

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...