IHMK del me njoftim: Reshjet pritet të vazhdojnë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Klinë), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Këto reshje, me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...