Identifikohet personi që me veturë, me shpejtësi të madhe kishte lëvizur në sheshet e Prishtinës (Video)

PUBLIKUAR

Identifikohet personi që ishte parë në video xhirime duke lëvizur me veturën e tij ne sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Ditë më parë në media është publikuar një video xhirim ku shihet një veturë e cila me shpejtësi të madhe lëvizë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka parë pamjet e tilla dhe menjëherë ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, me fokus zbulimin e identitetit të ngasësit dhe identifikimin e veturës.

“Kësisoj më datë 12.01.2017 pas shumë veprimeve të ndërmarra, policia ka identifikuar veturën si dhe ngasësin e veturës; A. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit menjëherë ka
shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...