Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

PUBLIKUAR

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, femër kosovare, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të miture.

Arrestimi i të dyshuarës është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet e dyshuara duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e moshës së mitur. Viktima e mitur, pas rastit ka kërkuar tretman mjekësor, Policia Kosovës.

Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...