Ideja për ndryshim të kufijve nuk u pëlqen as serbëve që jetojnë në veri të Mitrovicës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Në kohën kur presidenti Hashim Thaçi flet hapur për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ai kundërshtohet fuqishëm nga politikanët qeveritarë dhe opozitarë. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thirrur për demonstrata në 29 shtator në Prishtinë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ndryshimi i kufijve do ripërsëriste tragjeditë e viteve të kaluara, kurse krejtësisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve është edhe kryeparlamentari dhe shefi i PDK’së, Kadri Vesel.

I vetmi që e mbështet pak idenë, është ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Në Serbi tema për shkëmbimin e territoreve thuajse nuk përmendet, përcjell albinfo.ch.

Pasi përmend grafitët me presidentin rus, Vladimir Putin, “sikur ai të kishte rolin vendimtar” dhe politikanin e ndjerë Oliver Ivanovic, i cili vepronte i pavarur nga Beogradi dhe presidenti Aleksandër Vucic, media austriake shton se pas vrasjes së Ivanovicit, serbët e veriut janë të zhgënjyer nga politikat e Beogradit.

“Të gjithë e dinë se vrasja e Oliver Ivanovicit ka ardhur nga Beogradi lartë,” thotë 23 vjeçari Sasha M.

Tre serbë të cilët flasin me “Der Standard” theksojnë se “ky është vendi serb” dhe se më mirë do ishte sikur e gjitha Kosova të ishte pjesë e Serbisë.

Megjithatë, Mladen S. thotë se “për ne nuk do ndryshonte asgjë, nëse kufijtë do vendoseshin në Ibër ose poshtë saj.”-“Vetëm se çfarë do ndodhte me serbët e jugut?”, pyet Drazhen R. një djalë bjond, me xhinse të shkurtra dhe buzëqeshje miqësore. Ai është më i vjetri prej të treve. “Për serbët në jug do ishte shumë e keqe ndryshimi i kufijve, sepse ata do ishin komplet të ndarë prej neve.”

Në fund flet edhe përfaqësuesi i një OJQ-je, Miodrag Milicevic, i cili prej kohësh po punon për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve. Ai është kundër që në shekullin e 21 të flitet për shkëmbim territoresh dhe se një rast i tillë do prekte mjaft serbët e jugut, të cilët do mbeshteshin pa garant mbrojtjeje. “Pse flasim ne për një shtet multi-etnik?,” pyet retorikisht Milicevic.

 

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...