Icardi zbulon arsyen e largimit nga Barcelona

PUBLIKUAR

Mauricio Icardi ka treguar arsyet që e shtynë të largohet nga Barcelona, pasi ka qenë një ndër talentet më premtues të kësaj skuadre.

Sulmuesi i Interit ka thënë se loja e Barcelonës dhe stili i që ia luanë janë dy gjëra krejtësisht të kundërta. Për këtë, argjentinasi ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Serie A.

“U largova nga Barcelona sepse stili im dhe loja e Barcelonës ishin dy gjëra krejtësisht të kundërta. Më përshtatet më shumë futbolli italian, por mendoj se mund ta gjej veten edhe diku tjetër.”, ka deklaruar ai.

“Barcelona është Barcelonë, është ëndërr e secilit futbollist, por po e jetoj ëndrrën edhe tek Interi. Synimi jonë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, mendoj se mund të arrijmë në fund” ka thënë Icardi.

Icardi ishte larguar nga Barcelona në verën e vitit 2011 dhe është transferuar te Sampdoria. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...