Icardi seç herë e më larg Interit, s’e pranon ofertën për kontratë të re

PUBLIKUAR

Pritet se Mauro Icardi do ta refuzojë ofertën e re të Interit për vazhdimin e kontratës, duke e bërë edhe më të pa qartë të ardhmen e tij.

Menaxherja dhe bashkëshortja e argjentinasit, Wanda Nara, edhe formalisht do ta refuzojë propozimin e zikaltërve për kontratë të re me pagë vjetore prej 7 milionë euro, sipas Tuttosportit, përcjell Gazeta Express.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2020 dhe sipas mediave lokale, ai dëshiron të vazhdojë karrierën në Serie A.

Interesim për Mauron kanë zgjuar Juventusi dhe Napoli, që janë të gatshëm të hidhen në sulm për të.

Icardi dhe Interi i kanë prishur marrëdhëniet këtë muaj, pasi drejtuesit e klubit vendosin t’ia heqin shiritin e kapitenit argjentinasit dhe t’ia japin atë Samir Handanovicit.

Që prej atëherë, Icardi nuk ka qenë në skuadrën e Interit në katër ndeshjet e fundit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...