Icardi: Nëse luajmë si skuadër, jemi më të mirët

PUBLIKUAR

Mauro Icardi mendon se Interi ka grup të mirë të lojtarëve dhe se duhet të luajnë si skuadër nëse duan të arrijnë rezultate pozitive

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është shprehur tejet i lumtur pas fitores 4:2 ndaj Fiorentinës. Për Icardin, Interi ka lojtarët më të mirë në Serie A sa i përket aspektit individual, por thotë se duhet të luajnë si skuadër nëse duan të arrijnë diçka.

Mauro foli edhe për pronarët e rinj, të cilët ishin në stadium.

“Ata erdhën dhe na uruan fat dhe besoj se do të kthehen në Kinë të lumtur”, tha fillimisht icardi.

“Nuk e di se çfarë ka shkuar keq këtë sezon. E kam thënë që nga vera se në aspektin individual, kemi lojtarët ndër më të mirët në Serie A, por të gjithë duhet të punojmë si skuadër”, shtoi kapiteni. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...