Icardi në dyshim për derbin Madonnina

PUBLIKUAR

Nuk ka qenë një fillim sezoni shumë i mirë për Mauro Icardin, i detyruar të dalë në minutat e para të ndeshjes me Atalantën dhe i detyruar të mungojë në sfidën e fituar kundër Carpit.

Qendërsulmuesi argjentinas rrezikon të mungojë edhe në derbin kundër Milanit të dielën e ardhshme.

“Për momentin është i vetmi lojtar në dyshim për të dielën. Edhe pse po rikuperon, dhe ne shpresojmë që të zbresë në fushë”, ka thënë Piero Volpi, koordinator i stafit mjekësor të Interit.

Për sa i takon Stevan Jovetic, Volpi ka sqaruar se “Është mirë fizikisht, edhe pse është stërvitur me Manchesterin para se të vinte. Në rastin e tij nuk kemi evidentuar asnjë nga problemet fizike për të cilat është folur aq shumë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...