Icardi mund të përfundojë në Chelsea. Klubi anglez ka bërë gati 110 milionë euro për argjentinasin.
110 milionë euro – kaq është klauzola e Mauro Icardit. Chelsea dëshiron ta aktivizojë klauzolën dhe është duke bërë gjithçka që është e mundur për ta transferuar 25 vjeçarin, raporton Corriere dello Sport.
Sulmuesi i Interit është zgjidhja e parë në sulm e Maurizio Sarri, që shumë shpejt pritet të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës”.
Icardi mbushi 25 vjet në shkurt, por tashmë ka shënuar 110 gola në Serie A në vetëm 190 paraqitje.
Ai e ka fituar Këpucën e Artë këtë sezon në Itali, të cilin çmim do ta ndajë me Ciro Immobile,. Dytë kanë shënuar nga 29 gola. /Gazeta Express/


