Icardi: Ia arritëm!

PUBLIKUAR

Icardi është shumë i lumtur që Interi do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.

Interi e ka mposhtur në udhëtim Lazion 3-2 për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetësh.

Interi ishte duke humbur 2-1 deri në minutën e 78’, kur mysafirët realizuan dy gola të shpejtë, Icardi dhe Vecino, për të bërë gara sezonin e ardhshëm në kompeticionin që triumfuan në vitin 2010.

“Lazio luajti mirë, por ne treguam forcë dhe dëshirë për të përmbysur rezultatin dhe ia arritëm”, tha Icardi.

“Ky ishte objektivi, të përfundojmë mes katërshes për Champions League. Ndeshja nuk po shkonte mirë, por treguam forcë dhe u rikthyem”.

“Këtë triumf ia dedikoj shokëve të skuadrës, sepse ne besuam në objektivin që kishim, nga lojtarët deri te stafi. Ky është shpërblim për të gjithë ne, për punën e palodhur, sepse e kemi merituar”, theksoi mes tjerash Icardi. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...