Skriniar beson se Icardi do të qëndrojë te Interi.
Mauro Icardi ende nuk e di se çfarë do të bëjë me të ardhmen, pavarësisht se interi siguroi Ligën e Kampionëve në sfidën e fundit të Serisë A, duke e mposhtur rivalin direkt, Lazion.
Për lojtarin janë duke u interesuar klube të mëdha evropiane, veçuar Chelsea, Bayern Munich e PSG.
Por, mbrojtësi i ri i Zi Kaltërve, Milan Skriniar, beson se ai do të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”.
“Icardi? Nuk mund të flas për të, ai duhet të jetë i lirë që të marrë vet vendime. Por, e di se ai është shumë i lumtur këtu, është golashënuesi ynë më i mirë dhe mendoj se do të qëndrojë me ne”, deklaroi 23 vjeçari. /Gazeta Express/


