Icardi “ende refuzon të stërvitet”

PUBLIKUAR

Mauro Icardi vazhdon të mos stërvitet me Interin

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, “Icardi ka informuar stafin mjekësor të Interit dhe trajnerin, Luciano Spalletti, mungesën e vullnetit për t’u stërvitur të hënën”.

Sulmuesi nuk ka luajtur që kur i është marrë shiriti i kapitenit, me 13 shkurt, me pretendimin se ka probleme me gju.

Ai vazhdimisht stërvitej i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por pritet të përfundojë gjithçka të martën, pasi “Sky Sport Italia” raporton për një takim të mundshëm mes lojtari e Spallettit sy me sy për të zgjidhur çdo problem.

Sido që të jetë, raportohet se tashmë nuk do të diskutohet për rinovim të kontratës, pasi “26-vjeçari nuk po e kapërdinë atë që i bëri klubi dhe gjatë verës do të kërkojë klub të ri”.

Icardi duket se tani do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Interit në Europa League, të enjten kundër Eintracht Frankfurtit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...